User:Valbona Zocaj
Duke qenë se Shqipëria kishte një kulturë modeste në prodhimin dhe konsumin e birrës krahasuar me atë shekullore europiane, vetëm pas viteve 90, themeluesit e fabrikës së prodhimin të birrës Stela iu përgjigjën urisë së tregut duke investuar me seriozitet pajisje, teknologji dhe shkencë. Vit pas viti kjo kompani u rrit dhe “importoi” në vend atë që ishte testuar dhe vulosur si më e mira në Europë. Kështu, filloi rrugëtimin 20 vjet më parë shoqëria askionere Stefani & Co, fllimisht si Dorina e Stela me kapacitet prodhimi e shpërndarje deri në 500 litra në ditë. Sot fabrika ka mbi 130 punonjës dhe ka një kapacitet prodhimi prej 250.000 hl në vit. Marka e saj Stela, është birra e dytë më e shitur dhe mbulon rreth 15-18% të konsumit të birrave në tregun shqiptar. Sipërmarrësit që themeluan dhe çuan përpara këtë bisnes, janë katër intelektualë shqiptarë: Dr. Stefan Pinguli , Z. Kujtim Kellezi, Z. Mihal Panteqi dhe Prof. Roland Pinguli.
Pesë llojet e birrave që prodhon Stefani & Co.
Për të përmbushur kërkesat e ndryshme kemi krijuar një portofol të diversifikuar shijesh
që fillon me shijen lager (e lehtë) vazhdon me pils e deri tek ajo strong (e fortë).
Stela Krudo, ose birrë e papërpunuar është një birrë 100% natyrale, me maja të freskët
të gjallë. Duke qenë se është e destinuar të konsumohet brenda 24 orëve ose të ruhet
në kushte frigoriferike kjo birrë është e pasur me vitamina, antioksidantë dhe është
lehtësisht e asimilueshme. Kjo birrë është lehtësisht e karbonuar pasi përdoret vetëm
dioksid karboni i prodhuar në mënyrë natyrale nga proçesi i fermentimit.
Stela Pils : Është një birrë e tipit lager (e lehtë) e freskët, brilante dhe me shkumë
konsistente. Ëmbëlsia dhe hidhësia ekulibrojnë njëra-tjetrën. Kjo birrë ka një aromë lupole
të qartë e cila jep ndjesinë e aromës së luleve.
Stela dark: Birrë e zezë e prodhuar me malt të zi, me ngjyrë dhe buket të fortë. Pavarësisht
nga ngjyra, është një birrë e lehtë që preferohet shumë nga femrat.
Czech Pilsener: Birrë tipike çeke. Prodhohet me ujë të lehtë njësoj si në vendin e origjinës.
Ka një hidhësi të butë dhe karakterizohet nga aroma të përzgjedhura të lupolës.
Strong Beer: Është një birrë kosistente, me buket të qartë alkoolik dhe malti. Birra është e
qartë, transparente me ngjyrë karamel. Ka shkumë të dendur dhe hidhësi të ekuilibruar.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.