User:Sara Dl

SI KA NDRYSHUAR POPULLSIA NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE? SARA DYLI - MEDRESEJA “HAXHI SHEJ SHAMIA” SHKODER KL 7a - Shkodër 15 mars 2019

Popullsia në Republikën e Shqipërisë ka pësuar mjaft ndryshime si në aspektin numerik ashtu dhe në atë strukturor. Faktorët të cilët kanë ndikuar në këto ndryshime janë të shumtë dhe që kanë ndërvepruar njëri me tjetrin. Ndryshimi i parë është ai i numrit të popullsisë. Popullsia jonë ne vitin 1912 kur Shqipëria u njoh dhe u coptua nga Fuqitë e Mëdha kishte afersisht 800 000 ,banore ndërsa në fund të Luftës së Dytë Botërore ,kishte dicka më shumë se 805 000 banorë . Nga viti 1945 e deri në mes të viteve 70-te popullsia jonë shkoi në 2.4 milion banorë, ndërsa deri ne 1989 popullsia do të shkojë në 3.3 milion banore . Cilët kanë qenë faktorët e kësaj shtese të popullsisë? Lindjet e shumta ( mesatarisht 6 lindje ),martesat në moshë të re,tradita,pakësimi i vdekjeve ,kujdesi për nënën dhe fëminë,zhdukja e sëmundjeve si malarja,turbekolozi ,rritja e mirëqënjes,emigracioni zero si dhe politikat pro lindjeve. Kjo gjë bëri që popullsia jonë të jetë me e reja në Europë 29 vjec. Po sot, si paraqitet situata? Popullsia shqiptare ka ardhur duke u pakësuar dhe mplakur . Pas viteve 90-te, sirezultat i ndryshimeve politike , pati një emigracion të madh drejt vendeve te Europës perëndimore dhe më gjerë. Gjithashtu filluan në mënyrë graduale politikat e planifikimit familjarë,ndryshimi i statusit të gruas në shoqëri,martesat në moshë të madhe,ndryshimi I mentalitetit për familjen nga një familje e madhe me shumë antarë , në familje të vogla. Sot, sipas të dhënave ,mosha mesatare në Shqipëri është rreth 35.3 vjeç dhe numri i saj llogaritet në 2.8 milion banorë. Ndryshime kanë pësuar edhe treguesit e tjerë të popullsisë ,si Besimet Fetare , ku sipas të dhënave sot shteti Shqiptarë njeh 5 Komunitete fetare :Muslimanët,Bektashinjtë,Ortodoksit,Katolikët,Evangjelistët. Para vitit 1967 dhe deri në vitin 2000 ishin 3 komunitete :Muslimanë,Ortodokas,Katolikë.

Struktura sipas vendbanimit ka ndryshuar rrënjësisht pasi si rezultat i lëvizjesmigratore të lirë pas vitit 1990 u arrit qe sot (2019) popullsia qytetare të jetë rreth 51-53%. Homogjeniteti i popullsisë sonë ka mbetur pothuajse i pa prekur ,megjithëse në listën e pakicave etnike ne vend janë shtuare dhe Bullgarët, e bën atë që përsëri 98% te jenë shqiptare. Në aspektin gjinor, kemi një mbisundim të femrave mbi meshkujt 107/100.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.